Mjekët anglezë kërkojnë që të përgjysmohet koha mes dy dozave të vaksinës anti-covid - Gazeta Express
string(84) "mjeket-angleze-kerkojne-qe-te-pergjysmohet-koha-mes-dy-dozave-te-vaksines-anti-covid"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 9:12

Mjekët anglezë kërkojnë që të përgjysmohet koha mes dy dozave të vaksinës anti-covid

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 9:12

Disa mjekë i kanë bërë thirrje shefit të shëndetësisë në Angli që ta shkurtojë kohën mes dozës së parë dhe dozës së dytë të vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech kundër Covid-19.

Zyrtarët shëndetësorë e zgjatën kohën mes dy dozave nga tri në dymbëdhjetë javë në mënyrë që dozën e parë ta marrin sa më shumë njerëz, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, në një letër që ësht parë nga televizioni britanik, Shoqata Mjekësore Britanike thotë se periudha kohore mes dy dozave duhet të jetë gjashtë javë, sepse 12 javë vështirë se arsyetohen.

Profesori Chris Whitty tha se kjo politikë e dyshifon numrin e personave të vaksinuar. “Zgjatja e kohës mes dy dozave është vendim për shëndetin publik që mundëson që shumë më shumë njerëz të vaksinohen shumë më shpejt”, tha ai.

Britania e Madhe është duke e vaksinuar popullsinë me dy vaksina, atë të kompanive Pfizer dhe BioNTech dhe vaksinën e kompanisë AstraZeneca, që është zhvilluar në bashkëpunim me Universitetitn e Oksfordit. Fillimisht, ishte planifikuar që koha mes dy dozave të vaksinës së Pfizer-it të jetë tri javë.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social tha se vendimi për zgjatjen e kohës mes dy dozave është marrë pas rishikimit të plotë të të dhënave dhe se ai është në vijë me rekomandimet e katër shefave të shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.