Krasniqi: Ka qenë punë e kryer që Vasfije Krasniqi të vijë në PDK, nuk e di çka ndodhi - Gazeta Express
string(85) "krasniqi-ka-qene-pune-e-kryer-qe-vasfije-krasniqi-te-vije-ne-pdk-nuk-e-di-cka-ndodhi1"

Krasniqi: Ka qenë punë e kryer që Vasfije Krasniqi të vijë në PDK, nuk e di çka ndodhi

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 22:04

Kandidati i PDK’së për deputet, Memli Krasniqi, ka pranuar se kanë negociuar me Vasfije Krasniqi-Goodman për ta përfshirë si kandidate për deputete në listën e PDK’së.

Në emisionin Pressing, Krasniqi ka treguar prapaskenat e negociatave me Vasfije Krasniqi.

Lexo Edhe:

“Po, deri të shtunën në mëngjes sepse të shtunën janë dorëzuar listat. Me kohë të Amerikës qysh i ka ra, por në 6 në mëngjes ka thënë se megjithatë vendosa me shku në listë të VV’së”, tha Krasniqi.

Ai shpjegoi se negocimi ka vazhduar për rreth tre javë.

“Absolutisht, për ne, pak a shumë në një moment ka qenë punë e kryer, por mandej çka ka ndodh në ndërkohë””, tha Krasniqi.

“Unë s’kam biseduar me të direkt por i di diskutimet…Ka qenë një diskutim goxha i hapur dhe me njerëz të afërt të saj. Dy ditët e fundit jemi njoftuar që është duke negociuar edhe me VV’në, konkretisht me z.Kurti dhe dikë tjetër’, shpjegoi Krasniqi.

“Ka qenë vendim i saj të cilin e respektojmë. Për ne ka qenë me rëndësi me ja ofru një platformë të cilën ajo e ka kërkuar. Shpresoj shumë, pavarësisht që është në listën e VV’së, që të zgjidhet deputete”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Krasniqi-Goodman kishte kërkuar numrin 3 në listë, numër të cilin PDK ia kishte ofruar.