Çka ndodh sot në Kosovë - Gazeta Express
string(25) "cka-ndodh-sot-ne-kosove-3"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 7:34

Çka ndodh sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 7:34

Ngjarjet e paralajmëruara për sot, e hënë 18 janar 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu do të marrin pjesë në përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF). (Objekti i AKF-së, afër ish-Fabrikës së Amortizatorëve, ora 9:30)

Lexo Edhe:

Me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë 2020/21, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha Komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë shkollën fillore “Lekë Dukagjini” dhe gjimnazin “Remzi Ademaj”. (Ora 10:00)

Mbahet takimi virtual i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ora 10:00)

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Ministri në detyrë i Drejtësisë Selim Selimi, do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish-objekti Rilindja, ora 11:00)

Inaugurohet Qendra për Simulim dhe Zhvillim të Shkathtësive Klinike. (Instituti krahu B, në drejtimin e Infermierisë të Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 15:00).