Milan pritet të vendos sot për Mandzukicin - Gazeta Express
string(42) "milan-pritet-te-vendos-sot-per-mandzukicin"

Milan pritet të vendos sot për Mandzukicin

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 10:15

AC Milan mund të vendos sot nëse do të vazhdojë apo jo me një lëvizje për sulmuesin kroat, Mario Mandzukic, sipas asaj që po raporton Gazzetta dello Sport.

34-vjeçari është një lojtar i lirë dhe ardhja e tij do të shërbente shumë për Zlatan Ibrahimovic. Të dy do të mund të luanin me rotacione, për shkak të moshës që kanë

Lexo Edhe:

Milani është i interesuar për të mos prishur dinamikën dhe harmoninë që ka krijuar tash e një vit, ndërsa vazhdon sfidën e titullit.

Momentalisht, “Rossonerët” janë në vendin e parë me 40 pikë, tri më shumë se Interi që gjendet një pozitë më poshtë. /Gazeta Express/