Rashica luan tre minuta kundër Augsburgut, Dortmund barazon me Mainz - Gazeta Express
string(67) "rashica-luan-tre-minuta-kunder-augsburgut-dortmund-barazon-me-mainz"

Rashica luan tre minuta kundër Augsburgut, Dortmund barazon me Mainz

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 17:26

Milot Rashica ka luajtur tre minuta për Werder Bremen sonte, të cilët fituan në shtëpi kundër Augsburgut me rezultat 2-0. Në anën tjetër, Borussia Dortmundit nuk arriti që ta mund Mainzin, edhe pse e kishte këtë mundësi por që Reus e humbi penalltinë. Elivis Rexhebeçaj nuk luajti në barazimin e Kolnit kundër Hertha Berlinit

Dortmund-Mainz 1-1

Lexo Edhe:

Borussia Dortmundi nuk ka arritur që të fitojë sonte në Signal Iduna Park kundër Mainz. Edhe pse e dominuan takimin që nga fillimi i ndeshjes, ata nuk arritën që t’i ndalin në shtëpi tre pikët. Haaland shënoi një gol në pjesën e parë që në minutën e dytë, por pas rishikimit me VAR goli u konsiderua i parregullt pasi që sulmuesi norvegjez kishte qenë në pozitë jashtëloje. Në pjesën e dytë Mainz do ta gjente golin me anë të Levin Oztunalit i cili lansoi një predhë nga 25 metra për të shënuar një gol të bukur në minutën e 57-të. Dortmund filloi që të sulmojë dhe arriti që ta barazoi rezultatin në minutën e 73. Thomas Meunier shfrytëzoi një tollovi para portës së mysafirëve për të shënuar golin e barazimit. Tre minuta më vonë do të akordohej penallti për Dortmund por që atë nuk do ta shënonte Reus. Pavarësisht tentimeve, në fund ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Werder Bremen – Augsburg 2-0

Pavarësisht se u rikuperua për ndeshjen e sotme dhe Milot Rashica ishte në bankë, derisa ka luajtur vetëm tre minuta në fitoren e Bremen kundër Augsburg. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me rezultat 0-0. Werder Bremen do të shënonte dy gola krejt në fund të pjesës së dytë. Selassie do të shënonte në minutën e 84-të për Bremen derisa në 87-të Agu. Milot Rashica hyri në lojë në këtë ndeshje në minutën e 90-të në vend të Mowland për të luajtur tre minutat shtesë të kësaj ndeshjeje. Kjo fitore ishte e rëndësishme për Bremenin pasi që i ngjet ata në pozitën e 12-të më 18 pikë, duke u larguar nga zona e rënies nga liga për 7 pikë më shumë. /GazetaExpress/