Meite: Milan një klub legjendar - Gazeta Express
string(30) "meite-milan-nje-klub-legjendar"

Meite: Milan një klub legjendar

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 16:33

Soualiho Meite ishte “shumë i lumtur që është në një klub legjendar si Milan” dhe ka siguruar fansat se ai “do të luajë me zemër për kuqezinjtë”  

Ai kompletoi kalimin në Milan nga Torino të premten në mbrëmje si i huazuar me opsion blerjen prej 9-10 milionë euro.

Lexo Edhe:

“Milan janë një skuadër e madhe me histori të madhe, një klub legjendar si AC Milan normalisht me bën kaq të lumtur që me ka transferuar”, tha mesfushori për ueb-faqen e klubit. “Kam folur me familjen dhe shokët, unë jam shumë i lumtur”.

“Milan gjithmonë ka pasur lojtarë të mëdhenj dhe ka synuar majat dhe unë dëshiroj që të jem pjesë e kësaj historie”.

Meite mbush 27 vite në mars dhe luan për Torinon që në verën e vitit 2018.

“Jam një lojtar i cili dëshiron që ta mbanë posedimin, derisa mund të krosoj me të dyja këmbët. Objektivi i imë është të luajë në një skuadër si kjo e tanishme, të shkojmë sa më lart në Serie A dhe Europë”. /GazetaExpress/