Tahiri, i 20-ti në garën ndërkombëtare të skitarisë - Gazeta Express
string(50) "tahiri-i-20-ti-ne-garen-nderkombetare-te-skitarise"

Tahiri, i 20-ti në garën ndërkombëtare të skitarisë

Sporte tjera

Gazeta Express

21/12/2020 17:03

Albin Tahiri ka garuar fundjavën që shkoi në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), e cila po mbahet në Soriska Planina të Sllovenisë.

Lexo Edhe:

Skitari kosovar pati paraqitje të kënaqshme, pasi arriti ta përfundojë garën dhe ta zë vendin e 20-të në disiplinën e sllallomit.

Ai përfundoi dy lëshimet me kohë 1 minutë, 58 sekonda e 85 të qindtat.

Në total ishin 58 garues, 33 prej të cilëve nuk arritën ta përfundojnë njërën nga dy lëshimet, shkaku i kushteve të vështira që mbretëronin.

Me këtë pozitë Tahiri fitoi pikë Olimpike dhe kreu misionin e dytë me sukses, ndërsa për të fituar normën Olimpike në këtë disiplinë (sllallom) i duhen edhe tri rezultate të tilla deri në fund të ciklit kualifikues për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Albini nuk ishte i kënaqur me paraqitjen, pasi thotë se ka mundur të bëjë edhe më mirë.

“Moti dhe kushtet e shtegut ishin më të këqija se sa dje. Kishte edhe mjegull dhe shi. Shumë garues nuk e përfunduan garën. Unë dola i 20-ti me numër 45, por nuk jam i kënaqur me pikët e fituara nga FIS-I, edhe pse janë të mira për normën Olimpike”, tha Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Një ditë më parë, ai e zuri pozitën e 17-të nga 65 garues në total, shumica e të cilëve nuk e përfunduan garën. /Gazeta Express/