Covid "futet" edhe në burgun e Beratit - Gazeta Express
string(36) "covid-futet-edhe-ne-burgun-e-beratit"

Covid “futet” edhe në burgun e Beratit

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2020 21:51

Ditë e sotme shifrat e larta të Covid me 801 raste të reja dhe 18 humbje jete janë reflketuar edhe në Berat. Vatër e re infektimi është regjistruar sot në burgun dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit, ku gre gardianë dhe 2 inspektorë policie në DPV Berat janë konfirmuar sot “pozitiv” me Covid-19.

Kjo ka sjellë edhe mbylljen e një sektori të regjimit të brendshëm në Burgun e Beratit dhe karantinimin e disa gardianëve.

Lexo Edhe:

Edhe në bashkinë e Beratit janë regjistruar sot tre të infektuar me Covid-19, dy prej tyre specialistë dhe tjetri inspektor.

Mes të infektuarve të sotëm konfirmohen: 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, 1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan, 1 edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira” dhe 1 edukatore në kopshtin e fshatit Syzezë. 

Numri total i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 651.