Trumpi mbledh mbi 200 milionë dollarë duke pretenduar për manipulime në zgjedhje - Gazeta Express
string(80) "trumpi-mbledh-mbi-200-milione-dollare-duke-pretenduar-per-manipulime-ne-zgjedhje"

Trumpi mbledh mbi 200 milionë dollarë duke pretenduar për manipulime në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 15:55

Çkado që të vendosë të bëjë në të ardhmen Trumpi, atij nuk do t’i mungojë të hollat e mbledhura nga qytetarët pasi ka arritur të mbledhë gati gjysmë miliardi dollarë.

Që nga mesi i tetorit, presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur të grumbullojë 495 milionë dollarë, ndërsa 207.5 milionë prej tyre i ka mbledhur pas ditës së zgjedhjeve, duke bërë thirrje hutuese dhe pretendime të pabaza për manipulime në zgjedhje.

Lexo Edhe:

Nga 15 tetori deri më 23 nëntor, Trumpi ka grumbulluar mesatarisht nga 13 milionë dollarë në ditë. Shuma masive është arritur edhe si rezultat i thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të fushatës së tij.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave mund të shkojë për komitetin politik “Save America”, të cilin presidenti në largim mund ta përdorë për aktivitete të ndryshme pasi të largohet nga pushteti.

Që nga fundi i tetorit, zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë shpenzuar 8.8 milionë dollarë për procese gjyqësore rreth rezultatit të zgjedhjeve në shtetet ku gara ka qenë më e rëndësishme.

Nga kjo shumë, 30 mijë dollarë kanë shkuar për këshillim ligjor nga Jenna Ellis, një nga avokatet më të rëndësishme të ekipit ligjor të Trumpit pas zgjedhjeve presidenciale.