Hamza: Qeveria Hoti është qeveri e dobët, votimi i ligjit s'lidhet me zhvillimet politike - Gazeta Express
string(86) "hamza-qeveria-hoti-eshte-qeveri-e-dobet-votimi-i-ligjit-slidhet-me-zhvillimet-politike"

Hamza: Qeveria Hoti është qeveri e dobët, votimi i ligjit s’lidhet me zhvillimet politike

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 14:41

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar për media pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ligj që mundëson edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti, raporton Express.

Pavarësisht se dhanë votat e tyre për kalimin e këtij projektligji, Hamza tha se Qeveria Hoti është qeveri e dobët dhe se kjo dëshmohet edhe me mungesën e numrave në Kuvend.

Lexo Edhe:

“Unë po e thom se është qeveri e dobët. Për që është e dobët e dëshmon edhe fuqia politike në Kuvend. Me i pas numrat nuk kishë pas nevojë me u vonu kaq shumë, por po shihet se s’i kanë numrat me i kalu as ligjet që kërkojnë shumicën e thjeshtë, e lërë me marrëveshjet financiare e marrëveshjet ndërkombëtare. Ne kemi qenë kontruktiv prej fillimi, ne kemi votuar edhe vendimin për zgjatje të ndarjeve buxhetore edhe në Qeverinë Kurti. I kemi votu të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe rishikimin e buxhetit”, ka thënë Hamza.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një opozitë që vetëm kritikon por që s’ofron alternativë nuk është në nivelin e duhur.

Ndërkohë, Hamza ka deklaruar se votimi i këtij projektligji nuk lidhet me asnjë zhvillim politik që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm.

“Nuk është e mjaftueshme veç me kritiku prej opozitës. Një opozitë që vetëm kritikon e s’ka alternativë unë besoj që s’është në nivelin e duhur. Ne kemi ofru alternativë. Votimi i këtij projektligji nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim politik që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm dhe nuk ndërlidhet me asnjë iniciativë ligjore që është në procedurë”, ka deklaruar Hamza. /Gazeta Express