“Dua të luaj edhe të paktën një vit me Messin” - Gazeta Express
string(44) "dua-te-luaj-edhe-te-pakten-nje-vit-me-messin"

“Dua të luaj edhe të paktën një vit me Messin”

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 13:29

Sergino Dest shpreson të kalojë të paktën një vit më shumë me Lionel Messin në Barcelonë.

Gjigandët e La Ligës vazhdojnë të rrezikojnë të shohin fituesin të gjashtë herë të Topit të Artë që të largohet falas në verën e 2021, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messit marrëveshja e tij aktuale do t’i skadojë në fund të sezonit,  dhe do të jetë i lirë të flasë me ndonjë klub që  nga janari, klubet si, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë në garë për shërbimet e argjentinasit.

Dest po kërkon që ikona e ditëve moderne të mbetet përkrah tij dhe të jetë edhe për shumë vite pjesë e Barçës.

“Edhe unë i dëgjoj ato lajme për largimin e tij, por nuk e di se çfarë është e vërtetë apo jo”, u deklarua Dest.

“Shpresoj të mund të luaj me të edhe një vit. Por do ta shohim. Të gjithë duan ta kenë atë në këtë klub, por është zgjedhja e tij”.

Dest u transferua të Barça në verën e këtij viti nga skuadra holandeze Ajax dhe po e bind Ronald Koemanin. /Gazeta Express/