Drita e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.
Skuadra gjilanase e ka mposhtur Llapin sot me rezultat minimal, 1:0.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të “Intelektualëve” në garat evropiane në atë kohë.
Goli i Ardian Limanit, i shënuar në pjesën e parë, ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Ardian Nuhiut që t’ju gëzohet tri pikëve të vlefshme.
Me këtë rast, Drita i afrohet Ballkanit në vetëm dy pikë në tabelë, pas 14 ndeshjesh të zhvilluara.
Pikërisht këto dy skuadra do të përballen në mes vete këtë fundjavë në Gjilan dhe me një fitore eventuale, Drita e ka mundësinë të bëhet lidere e re e Superligës. /Gazeta Express/