Zemaj për Podujevën: LDK-ja s'ka humbur, votat janë me numër të njëjtë si në vitin 2019 - Gazeta Express
string(84) "zemaj-per-podujeven-ldk-ja-ska-humbur-votat-jane-me-numer-te-njejte-si-ne-vitin-2019"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 21:59

Zemaj për Podujevën: LDK-ja s’ka humbur, votat janë me numër të njëjtë si në vitin 2019

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 21:59

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar zgjedhjet e së dielës në Podujevë ku fitues doli kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

Zemaj në Pressing të T7 tha se LDK-ja nuk ka humbur vota. Sipas tij nëse i shohim si numra, LDK-ja ka numrin e njejtë të votave sikurse në vitin 2019.

Lexo Edhe:

“LDK-ja s’ka humb, ka humbur kandidati. Sigurisht që është e rëndësishme, është tepër e rëndësishme. Kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme, fushata e pamundshme të bëhet adekuate. Ka shumë elemente e faktorë që duhet partia t’i analizojë pse ka ardhë deri te ai rezultat. Nëse e shohim me numër të votave, votat janë të numrit të njëjtë si në vitin 2019 që i ka LDK, është ai numër i votave”, tha Zemaj.