Prej që kur ka filluar pandemia shumë persona janë infektuar, të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me Covid. Ajo që dihet me siguri deri tani për Covid është se nuk kursen askënd të varfër apo të pasur, të bardhë apo person me ngjyrë.
Së fundmi një tjetër personazh i njohur ka zbuluar se është prekur nga koronavirusi. Këngëtarja Jeta Faqolli ka rrëfyer së fundmi eksperiencën e saj me Covid-19, ku përmes një postimi në Instastory ka treguar se nuk e ka kaluar lehtë.
“Ky dreq virusi më la shtrirë ditë në shtrat, këputje trupi, djegie mushkërie, dhimbje koke të tmerrshme! E kalova vetëm me paracetamol, çajra me mjaltë dhe mbi dyshek me ngrohje. Sot i thashë ik pirdhu se do të vazhdoj jetën normal. Pa panik“, ka shkruar artistja.