Gjuajtje me armë në Lipjan, intervenon Policia - Gazeta Express
string(45) "gjuajtje-me-arme-ne-lipjan-intervenon-policia"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 20:24

Me i fundit

Gjuajtje me armë në Lipjan, intervenon Policia

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 20:24

Policia e Kosovës ka sekuestruar një revole dhe gjashtë fishekë nga një person i dyshuar në fshatin Shalë të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit F. Sh, mashkull, 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar; Një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe gjashtë copë fishek”, ka thënë Borovci.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. I njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”, shtoi ai.