Nuk ka fitues në ‘Stamford Bridge’.
Chelsea dhe Tottenham kanë ndarë pikët pas 90 minutave në ‘Stamford Bridge’.
Si skuadra e Frank Lampard, ashtu edhe ajo e Jose Mourinhos, kishin rastet e veta në këtë takim, por që asnjëherë nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë.
Kjo pikë e marrë sot për Tottenham do të thotë shumë, që sërish është në krye të Premierligës me 21 pikë, por tani me pikë të barabarta me Liverpoolin.
Në anën tjetër, Chelsea ka mbetur në pozitën e tretë me 19 pikë pas nëntë xhirove. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...