Osmani i ndan Rifat Jasharit Urdhrin e Lirisë - Gazeta Express
string(45) "osmani-i-ndan-rifat-jasharit-urdhrin-e-lirise"

Osmani i ndan Rifat Jasharit Urdhrin e Lirisë

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 19:46

Sot në Ditën e Flamurit, Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit i ka ndarë Rifat Jasharit ‘Urdhrin e Lirisë’. Rifat Jashari është djali i Shaban Jasharit dhe vëllai i Hamëz Jasharit dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

“Akordimi i Urdhrit të Lirisë për Rifat Jasharin është nderim ndaj jo vetëm atij si një trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të tjerë të rënë, por mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë sa herë që i jepet rasti ta ngrisë zërin për unitet e bashkim rreth vlerave të lirisë”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Lexo Edhe:

“Rifat Jashari është vetëm njëri nga anëtarët e familjes Jashari, i cili ishte krah rezistencës së kësaj familje që vuri themelet e lirisë së Kosovës. Ai ishte aty më 30 dhjetor të vitit 1991, kur bashkë me Ademin e Hamzën, rezistuan ndaj sulmit të forcave serbe, të bindur se liria nuk ka kusht. Në të njëjtën vazhdë, më 22 janar, 1998, në sulmin e forcave serbe është plagosur vajza e Rifatit, Iliriana”.

“Urdhri i Lirisë” u ndahet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për liri të Kosovës.