Hoxhaj: Me Naim Fetahun në Podujevë po troket koha e ndryshimit - Gazeta Express
string(62) "hoxhaj-me-naim-fetahun-ne-podujeve-po-troket-koha-e-ndryshimit"

Hoxhaj: Me Naim Fetahun në Podujevë po troket koha e ndryshimit

Gazeta Express

25/11/2020 11:48

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj në një postim në Facebook ka shkruar se tani ka ardhur koha që Podujeva t`i kthehet ndryshimit, shkruan Gazeta Express.

“Është momenti kur për Podujevën po troket koha e ndryshimit. Sot duhet thënë stop, së bashku, keqqeverisjes 20 vjeçare, e cila e la këtë anë pa zhvillim.  Së bashku, të rinj, të reja, profesionistë, pensionistë, burra e gra, t’i themi jo neglizhencës dhe injorimit të grupeve më të ndjeshme të shoqërisë sonë. Është momenti kur së bashku duhet të ndërtojmë një qytet të dinjitetshëm e miqësor për të gjithë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexo Edhe:

Kështu sipas tij këtrij qyteti u duhet guximi i Naim Fetahut.

“Prandaj në këtë moment ndryshimi, Podujevës i duhet elani e guximi i Naim Fetahut. Naim Fetahu, me mbështetjen edhe të PDK-së, do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar që 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën, sepse Podujeva meriton më mirë!”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Gazeta Express/

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3038328099602255