Dy të vdekur dhe shumë të plagosur në një kishë në SHBA - Gazeta Express
string(47) "dy-te-vdekur-dhe-shume-te-plagosur-ne-nje-kishe"

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur në një kishë në SHBA

Gazeta Express

23/11/2020 14:06

Dy njerëz thuhet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur rëndë pas një goditje masive me thikë në një kishë Baptiste në Kaliforni të dielën në mbrëmje.

Viktima të shumta u gjetën në vendin e ngjarjes, disa me lëndime më të rënda. Asnjë ritual nuk po mbahej në kishë në kohën e sulmit, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Departamenti i Policisë në San Hoze postoj në Twitter menjëherë në kohë lokale që oficerët u ishin përgjigjur një serie goditjesh me thikë në Kishën Baptiste Grace, e vendosur në bllokun 400 në rrugën San Fernando.

Kryetari i San Hoze Sam Liccardo konfirmoi se dy persona kishin vdekur, dhe policia kishte kapur një person në paraburgim.

Ai gjithashtu deklaroj se “Zemrat tona shkojnë drejt familjeve që pësuan humbjen e dy personave të cilët u vranë me thikë në Kishën Baptiste Grace në qendër të qytetit sonte,’’ shkruan DailyMail.

Përktheu: Njomza Arifi