Kryetari i Klinës tregon si po menaxhohet Covid-19 në këtë komunë - Gazeta Express
string(65) "kryetari-i-klines-tregon-si-po-menaxhohet-covid-19-ne-kete-komune"

Kryetari i Klinës tregon si po menaxhohet Covid-19 në këtë komunë

Gazeta Express

16/11/2020 20:38

Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj thotë se gjendja aktuale në këtë komunë është stabile sa i përket pandemisë. Tha se ditë më parë patën rritje të numrit të të infektuarve, por se rastet pozitive nisën të bien sërish.

“Gjendja në komunën e Klinës është stabile. Ditëve të fundit kemi pasur një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19. Po menaxhohet me sukses, po shpresojmë që po shkojmë drejt stabilizimit”, tha Elezaj për RTV Dukagjini.

Lexo Edhe:

Ai tregoi se dy shkolla në këtë komunë janë mbyllur.

“Janë 87 raste aktive derisa në arsim kemi 24 raste të infektimit dhe 23 raste janë në vetzizolim si pasojë e kontaktit me të infektuar”, shpjegoi Elezaj.