Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, vitin 2020 e kishte filluar me ambicie të mëdha, duke pretenduar që të arrijë trofe me skuadrën e Juventusit, por gjithashtu edhe çmime të rëndësishme individuale.
Mirëpo, viti 2020 për portugezin do të përfundojë vetëm me një trofe të fituar, atë të Serie A, raporton Gazeta Express.
Juventusi është shpall kampion i edicionit 2019-2020, të cilin trofe e ka festuar bashkë me Ronaldon. Por, synimi i 35-vjeçarit ishte trofeu i Ligës së Kampionëve dhe Kupa e Italisë, por që skuadra e tij ka dështuar në të dyja këto gara.
Kupën e Italisë, Juve e humbi në finale nga Napoli. Ndërsa në Ligën e Kampionëve, Ronaldo shihej i denjë për Juven, por ata u eliminuan herët nga ekipi francez, Lyon.
Ronaldo nuk shihej as si konkurrent këtë vit për “Topin e Artë”, i cili çmim anulua shkaku i pandemisë COVID-19.
Në këtë fillim sezoni, ai u infektua me koronavirus, dhe mungoi në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, atë kundër Dinamos së Kievit dhe Barcelonës.
Por sikur mos të mbaronin të gjitha këto, Ronaldo dështoi që të triumfonte me kombëtaren e Portugalisë në Ligën e Kombeve, garë kjo të cilën e kishte fituar vitin e kaluar./Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...