Sponzori i la në gjysëm të rrugës, KV Feronikeli me suksese të mëdha edhe pse me probleme financiare - Gazeta Express
string(99) "sponzori-i-la-ne-gjysem-te-rruges-kv-feronikeli-me-suksese-te-medha-edhe-pse-me-probleme-financiare"

Sponzori i la në gjysëm të rrugës, KV Feronikeli me suksese të mëdha edhe pse me probleme financiare

Gazeta Express

05/11/2020 10:45

Skuadra e KV Feronikelit po arrinë rezultate të mira pavarësisht mungesës së theksuar të financave.

Skuadra nga Drenasi pati probleme me sponzor, i cili ndërpreu kontratën e financimit në mes të rrugës.

Lexo Edhe:

Por, edhe pse pa financa dhe me mungesë të lojtareve të cilat u deshtë t’i lironin pasi nuk kishin mundësi për t’i paguar, vashat e Feronikelit po shkëlqejnë në volejboll.

Edhe skuadra e parë ka rezultate të mira, por çfarë lë mbresa tek të gjithë janë sukseset e skuadrës së të rejave.

Trajnera Lirigzona Bajrami dhe vajzat e reja të ekipit po mbajnë vendin e parë në kategorinë e grupmoshave me 4 fitore në po aq takime, teksa kanë humbur vetëm një set në përgjithësi.

Edhe skuadra seniore që udhëhiqet nga trajneri Elmi Zymeri po luan mirë dhe po arrinë rezultate shumë të knaqme në krahasim me kushtet që i ka skuadra pas largimit të sponzorit.

Drejtori i klubit, Abedin Mehani tregon për “Olle” që skuadra do të vazhdojë rrugëtimin me apo pa sponzor.

“Më është dashtë t’i liroj disa nga lojtaret për shkak të financave, ne kishim një sponzor por ai ndërpreu kontratën dhe na ndali financimin”

“Ne jemi të interesuar për çdo ndihmë që mund të na jepet për të vazhduar me këtë ritëm dhe me këto suksese, megjithatë me ose pa donator skuadra jonë do vazhdoj rrugëtimin, kemi vullnet të vazhdojmë përpara me talentet e reja” – përfundoi Mehani.

KV Feronikeli ka një të ardhme të ndritur në volejbollin e femrave, gjithçka që i nevoitet skuadrës është një sponzor serioz.