Numri i lartë i rasteve vë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë, nesër merret vendim për kufizime të mundshme - Gazeta Express
string(102) "numer-rekord-i-rasteve-ne-kosove-neser-mblidhet-komiteti-per-shqyrtimin-e-masave-te-reja-ndaj-covid-19"

Numri i lartë i rasteve vë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë, nesër merret vendim për kufizime të mundshme

Gazeta Express

30/10/2020 18:43

Pas konfirmimit të 418 rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, nesër do të mblidhet Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komiteti nesër do të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kontrollin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19.

“Siç është bërë e ditur sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1608 mostrat e testuara ka regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2 (infeksionit Covid-19), prandaj me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera kërkohet që të zbatojnë me përpikëri masat anti covid-19 në fuqi”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë përmes kësaj komunikate kërkon nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në rreziqe për shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të paralajmëruara nëpër rrjete sociale si ato për Halloween, duke e ditur faktin se janë në fuqi vendimet që ndalojnë grumbullime të qytetarëve dhe organizime të ngjashme. /Express/

Lexo Edhe: