Loredana kthehet sërish në Kosovë, a hyri përsëri në lidhje me Mozzikun? - Gazeta Express
string(70) "loredana-kthehet-serish-ne-kosove-a-hyri-perseri-ne-lidhje-me-mozzikun"

Loredana kthehet sërish në Kosovë, a hyri përsëri në lidhje me Mozzikun?

Gazeta Express

29/10/2020 20:33

Prej javësh tashmë, Loredana dhe Mozzik janë kthyer sërish në kryefjalën e mediave për shkak të një ribashkimi të mundshëm dhe të gjitha faktet e provojnë diçka të tillë.

Mirëpo, ende nuk kemi asnjë fjalë nga çifti lidhur me rikthimin e tyre dhe duket se kurioziteti do të vazhdojë të na gërryejë përbrenda, ndërkohë që shohim me kuriozitet të madh lëvizjet e tyre.

Lexo Edhe:

Reperja ka shpeshtuar vizitat në vendlindjen e saj dhe sot është rikthyer sërish në Kosovë, për arsye që nuk i dimë.

Mirëpo, të gjithë i kemi sytë tek ajo dhe Mozzik ndërsa fansat besojnë se Loredana është kthyer për të kaluar kohë me partnerin e saj.

Në Instagram, Lori ka ndarë foto nga “rrënjët”, siç i quan ajo dhe të gjithë jemi sy e veshë për të mësuar më shumë!

Vetëm dy ditë më parë ajo e quajti Mozzikun “Më i miri” gjatë një videoje live, duke treguar gjithashtu se sapo kishte folur me të.

“Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”- tha reperja.