VIDEO/ Tabaku nxjerr bllof propagandën e Erion Veliajt për shkollën Sami Frashëri - Gazeta Express
string(80) "video-tabaku-nxjerr-bllof-propaganden-e-erion-veliajt-per-shkollen-sami-frasheri"

VIDEO/ Tabaku nxjerr bllof propagandën e Erion Veliajt për shkollën Sami Frashëri

Gazeta Express

29/10/2020 17:03

Ish deputetja Jorida Tabaku ka nxjerrë bllof propagandën e Erion Veliajt, se ka nisur puna për ndërtimin e shkollës Sami Frashëri.

Në videon e publikuar, Tabaku shkruan se ” Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.”

Lexo Edhe:

Statusi i plotë

Kjo është pamja e vendit të krimit ku u shemb shkolla Sami Frashëri pa projekt dhe pa plan. Sot,pasi ne deshmuam te verteten se nuk ka nisur asnje punim mberriti teatri me regji qendrore me gjoja punëtorë që nisin punimet, me aktorët e qeverisë dhe padyshim manipulatorin Veliaj. Por fotot tregojne qarte se nuk po behet asnje gram punë.

E gjithë skena e sotme me regjine e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës ne perpjekje te deshtuar për t’i mbushur mendjen qytetareve se ketu po punohet. Fakt mbetet që shkolla Sami Frashëri u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentat e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s’e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.

Kjo bandë manipulatorësh besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat. Janë fatkeq dhe të këqinj. E vërteta nuk mund te fshihet me letra te ngjitura mureve te shkolles sado të lodhen stafi propagandës dhe skenaristët e gënjeshtrave.

Faktet janë gjithmonë më të forta të çdo formë propagandë. Ne do të jemi aty për të treguar të vërtetën, për të dëshmuar gënjeshtrat dhe abuzimet me rindërtimin e gjimnazit Sami Frashëri dhe shumë shpejt për të drejtuar Shqipërinë drejt normalitetit, punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.