Zidane: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të kualifikohemi - Gazeta Express
string(58) "zidane-nese-vazhdojme-te-luajme-keshtu-do-te-kualifikohemi"

Zidane: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të kualifikohemi

Gazeta Express

28/10/2020 8:36

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se skuadra e tij do t’ia dalë ta kalojë fazën grupore në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 2:2 me Borussia Monchengladbach të martën në Gjermani.

Reali po humbiste me dy gola epërsi deri në minutën e 86-të, kur Karim Benzema dhe Casemiro shënuan në një hapësirë prej gjashtë minutave për t’i ndihmuar skuadrës së vet ta shmangë humbjen e dytë radhazi në Grupin B, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjiganti spanjoll e ka një pikë nga dy ndeshje dhe renditet e fundit në grup, por Zidane nuk dyshon në aftësitë e djemve të vet për ta arritur kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

“Ky rezultat e tregon karakterin e këtij ekipi. Ne e merituam barazimin dhe mendoj se edhe më shumë se kaq. Më pëlqeu reagimi ynë dhe kjo pikë është e rëndësishme”, tha Zidane.

Francezi shtoi: “Nuk ka ndeshje të lehta. Nëse luajmë kështu, atëherë do të bëjmë gjëra të mira dhe do të kalojmë në fazën e eliminimit direkt”./Gazeta Express/