Sot tre ministra raportojnë në komisione parlamentare - Gazeta Express
string(53) "sot-tre-ministra-raportojne-ne-komisione-parlamentare"

Gazeta Express

28/10/2020 7:26

Sot tre ministra raportojnë në komisione parlamentare

Gazeta Express

28/10/2020 7:26

Sot para komisioneve parlamentare do të raportojnë tre ministra të Qeverisë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, do të dalin përball deputetëve dhe do t’u përgjigjen kërkesave të tyre.

Lexo Edhe:

Krasniqi do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike nga ora 10:00. Bajrami do të ballafaqohet me deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere nga ora 14:00. Jevtiq do të marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nga ora 10:00.

Pos këtyre komisioneve, ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot pritet të mbajë një takim me përfaqësuesit e Divizionit tё Skemave pёr Kategoritё e Luftёs