S’ka sërish minuta për Amir Rrahmanin në fitoren me përmbysje të Napolit - Gazeta Express
string(71) "ska-serish-minuta-per-amir-rrahmanin-ne-fitoren-me-permbysje-te-napolit"

S’ka sërish minuta për Amir Rrahmanin në fitoren me përmbysje të Napolit

Gazeta Express

25/10/2020 17:03

Amir Rrahmani po kalon nëpër një situatë të vështirë te Napoli.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës vazhdon të vuajë për minuta te ekipi i Gennaro Gattusos që ende nuk ia ka dhënë mundësinë të debutojë në Serie A me këtë fanellë.

Lexo Edhe:

Rrahmani nuk ka luajtur asnjë minutë të vetëm me Napolin në ndeshje zyrtare, nuk luajti as në fitoren me përmbysje kundër Beneventos, sfidë të cilën e fitoi ekipi i Gatusos 2-1.

Kalidou Koulibaly dhe Konstantinos Manolas janë dyshja e paprekshme në mbrojtjen e Napolit, derisa  Amiri ka humbur betejën edhe me Nikola Maksimovic, që inkuadrohet gjithmonë para shqiptarit.

Sido që të jetë, Amiri është i vendosur të punojë dhe t’ia dëshmojë Gattusos se meriton më shumë minuta, ani pse edhe ndeshjen e sotme e përcolli nga stoli.

Lorenzo Insigne dhe Andrea Petagna shënuan për fitoren e vështirë të Napolit që ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe gjendet në pozitën e dytë në renditjen e Serie A. /Gazeta Express/