Vdes në moshën 52-vjeçare ish-futbollisti i Lirisë - Gazeta Express
string(50) "vdes-ne-moshen-52-vjecare-ish-futbollisti-i-lirise"

Vdes në moshën 52-vjeçare ish-futbollisti i Lirisë

Gazeta Express

25/10/2020 11:13

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë.

Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës i Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe do të varroset pasditen e sotme në Prizren, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai ka qenë futbollist i Progres Exportit, para se t’i bashkohej Lirisë, ku i kaloi shumë vite, dhe e fitoi edhe titullin e kampionit në vitin 1995.

Pas pensionimit, ai punoi si trajner i grupmoshave të reja, derisa një periudhë ishte edhe sekretar i KF Liria.

Së fundmi, ai ka qenë i punësuar si gjykatës në Gjykatën Themelore të Prizrenit.