Lazio ka arritur fitoren e dytë në Serie A duke e mundur Bolognan me rezultat 2-1. Alberto dhe Immobile ishin kreator të kësaj fitore derisa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luajti për gjysmë ore lojë
Lazio ka arritur fitoren e dytë nga 5 ndeshje të luajtura në Serie A. Ishte një fitore e vështirë e Lazio kundër Bolognas që Lazio e fitoi edhe fal fatit që e përcolli sonte.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Bolognan. Madje ata arritën që të shënojnë që në minutën e 13-të por goli i tyre u anulua nga VAR.
Në pjesën e dytë Inzaghi bëri disa ndryshime që sollën edhe ndryshime në lojë.
Fillimisht ishte Luis Alberto që me një dalje individuale arriti që të shënoi gol të bukur në minutën 54-të.
Vedat Muriqi hyri në lojë në minutën e 63-të në vend të Joachim Correa dhe sa ndejti në fushë, kishte angazhim maksimal.
Madje në golin e dytë, Muriqi ishte i përfshirë por Fares asistoi për Immobilen që shënoi gol në minutën e 76-të.
Krejt çfarë beri Bologna deri në fund të ndeshjes ishte një gol i shënuar në minutën e parë shtesë të ndeshjes nga de Silvestri.
Pas kësaj fitore Lazio është në vendin e 10-të, një start jo i mirë ky i skuadrës së Muriqit krahasuar me vitet e tjera. /GazetaExpress /
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...