Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA me Covid: Sapo kthehesha nga Tirana drejt Amerikës - Gazeta Express
string(82) "ambasadorja-e-shqiperise-ne-shba-me-covid-sapo-kthehesha-nga-tirana-drejt-amerikes"

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA me Covid: Sapo kthehesha nga Tirana drejt Amerikës

Gazeta Express

23/10/2020 9:02

Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Floreta Luli Faber ka rezultuar pozitive me koronavirus

MESAZHI I PLOTË
Të dashur miq,

Lexo Edhe:

Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington.
Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19.
Përgjigja ishte POZITIV
Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.
Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm.
Mos i hiqni në asnjë moment maskat
Uroj më të mirën për secilin nga ju!