Kafenetë në Maqedoni do të punojnë deri në orën 23:00 - Gazeta Express
string(52) "kafenete-ne-maqedoni-do-te-punojne-deri-ne-oren-2300"

Kafenetë në Maqedoni do të punojnë deri në orën 23:00

Gazeta Express

20/10/2020 19:23

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të kufizohet orari i punës në objektet hotelerike deri në orën 23:00.

Kjo masë nuk do të vlejë për lokalet që kryejnë shërbime me porosi dhe po ashtu kufizohet kapaciteti i udhëtarëve në automjetet e transportit publik në 50%. Qeveria po ashtu pranoi edhe rekomandimin që administrata shtetërore, komunat dhe gjyqet, të organizojnë punën me ndërrime, online apo nga shtëpia.

Lexo Edhe: