Tre nga komplikimet që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë në të 30-tat - Gazeta Express
string(69) "tre-nga-komplikimet-qe-mund-te-shfaqen-gjate-shtatzenise-ne-te-30-tat"

Tre nga komplikimet që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë në të 30-tat

Gazeta Express

20/10/2020 14:39

Zakonisht në të 30-tat, është periudha ideale për të krijuar familje.

Megjithatë, të keni një fëmijë në të 30-tat, në shumë raste mund t’ju shfaqen komplikime të caktura si nga ato më të lehta ashtu edhe më të rënda shkruan Parenting.FirstCry.

Lexo Edhe:

Të ngeleni shtatzënë në këtë periudhe, nuk është e pamundur, megjithatë mund të përballeni më pak vështirësi.

Disa nga komplikimet që mund të përballeni janë:

-Lindja e parakohshme: Fillon para javës së 37-të të shtatzënisë dhe konsiderohet se mund të rezultojë në komplikime shëndetësore apo vonesa në zhvillim.

-Diabeti gestacional: Gratë që ngelen shtatzënë përgjatë kësaj periudhe kanë shanse për të zhvilluar diabet gestacional.

-Preeklampsia: Është një ndërlikim potencialisht i rrezikshëm dhe karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut dhe dëmtime të mundshme të sistemeve të tjera të organeve.