"25 vjet në kërkim të eshtrave"/ Familja e Remzi Hoxhës jep lajmin e rëndësishëm - Gazeta Express
string(77) "25-vjet-ne-kerkim-te-eshtrave-familja-e-remzi-hoxhes-jep-lajmin-e-rendesishem"

“25 vjet në kërkim të eshtrave”/ Familja e Remzi Hoxhës jep lajmin e rëndësishëm

Gazeta Express

19/10/2020 20:26

25 vjet nga rrëmbimi dhe vrasja e Remzi Hoxhës, familja Hoxha bën me dije se do të ndërpresë kërkimimin e eshtrave të tij.

Familja Hoxha përmes një njoftimi publik, njfton se ditën e mërkure do të organizojnë një konferencë për media me ç’rast edhe do të bëjnë të ditura disa detaje.

Lexo Edhe:

“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Hoxha.

Gjithashtu, familja Hoxha njofton se në vitin e ardhshëm 2021 do të bëjnë varrin dhe memorialin e Remzi Hoxhës.