Blerim Devolli i ka dhënë gjashtë muaj afat Telekomit të Kosovës për ta paguar borxhin prej afër 23 milionë eurosh ndaj kompanisë së tyre, “Z-Mobile”, duke kërcënuar se nëse kjo kërkesë nuk përmbushet sipas këtij afati, do të bllokohen xhirollogaritë e kësaj ndërmarrjeje, raporton Gazeta Express.
Këtë e ka bërë me dije kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj. Ai ka thënë se është mbajtur një takim mes Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesve të Telekomit dhe atyre të Z-Mobile. Edhe pse s’ka qenë i pranishëm, Balaj thotë se Qeveria dhe Telekomi kanë ofruar 250 mijë euro në muaj si ofertë për marrëveshje, por ka shtuar se kjo s’është pranuar nga Z-Mobile.
“Qysh i kemi informatat, Qeveria i ka ofruar deri 250 mijë euro në muaj, ndërsa përfaqësuesit e Z-Mobile kanë qenë kategorikisht kundër, kanë kërcënuar me bllokimin e xhirollogarive të Telekomit dhe kanë kërkuar që borxhi të paguhet në gjashtë këste”, ka thënë Balaj për KP.
Balaj ka kërkuar nga Qeveria që të merren seriozisht kërkesat e Telekomit.
Borxhi prej mbi 23 milionë eurosh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë Z-Mobile, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.
Takimi e përmendur nga Balaj e kanë konfirmuar Ministria e Ekonomisë dhe përfaqësues të Tlekomit, me qëllim për të gjetur “një zgjidhje të mirë për këtë ndërmarrje”.
Në korrik Telekomit i ishin bllokuar llogaritë nga përmbaruesi privat për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka si pasojë e rastit të humbur në Gjykatën e Arbitrazhit. Pak pas bllokimit, llogaritë ishin zhbllokuar, me Telekomin që kishte bërë të ditur se marrëveshja për pezullim ishte për afat të pacaktuar.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...