Dëbimi i këshilltarit të Kurtit, O’Reilly i shkruan Hotit: Është hakmarrje, shkelje e të drejtave njerëzore - Gazeta Express
string(103) "debimi-i-keshilltarit-te-kurtit-oreilly-i-shkruan-hotit-eshte-hakmarrje-shkelje-e-te-drejtave-njerezore"

Dëbimi i këshilltarit të Kurtit, O’Reilly i shkruan Hotit: Është hakmarrje, shkelje e të drejtave njerëzore

Gazeta Express

07/10/2020 12:56

Ish-këshilltari i Ramush Haradinaj, Micheal O’Reilly, u është drejtuar me nga një letër kryeministrit Avdullah Hoti dhe Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, lidhur me rastin e deportimit të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Tienmu Ma. Në këtë letër, O’Reilly e lidh vendimin për Tienmu Ma me raportin e hartuar në Kuvend për rastin e gylenistëve, si dhe thotë se një vendim i tillë merret vetëm në vende me regjim totalitar. Gazeta Express ka siguruar letrat që u janë nisur Qelajt e Hotit.

Micheal O’Reilly në letrën e dërguar sqaron se ka punuar si këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, teksa thotë se personat që kanë qenë përgjegjës në kohën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, janë tashmë ata që kanë marrë vendim për deportimin e Tienmu Ma.

Lexo Edhe:

Ish-këshilltari i Haradinajt thotë se shtetasi amerikan ka qenë i sulmuar nga presidenti Hashim Thaçi pas hartimit të raportit për rastin e gylenistëve.

Sipas tij, vendimi për deportimin e Tienmu Ma është vetëm hakmarrje nga siç thotë ai “njerëz që nuk kanë konsideratë për të drejtat e njeriut”.

“Është një veprim që mund të pritet vetëm në një shtet me regjim totalitar”, thuhet në këtë letër dërguar Hotit.

Të njëjtën letër për deportimin e Tienmu Ma, ish-këshilltari i Haradinaj i ka dërguar edhe Avokatit të Popullit, Naim Qelaj. /GazetaExpress/