Futbollisti i Ballkanit, Mevlan Zeka u bë baba për herë të parë disa ditë më parë pasi bashkëshortja e tij, Gentiana e solli në jetë djalin e tyre, Enar.
Dhe, futbollisti gjakovar e mori një përshëndetje të ngrohtë nga bashkëlojtarët e tij në stërvitjen e sotme, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, ish-futbollisti i Vëllaznimit, Lirisë dhe Feronikelit u “rrah” nga shokët e skuadrës, një traditë kjo që ndodh në klubet e ndryshme të botës kur një lojtar ka gëzim familjar.
Zeka i ka falënderuar bashkëlojtarët për pritjen që ia bënë, duke i uruar ndërkohë suksese skuadrës së tij të re, të cilët iu bashkua gjatë kësaj vere.
Për më tepër, ndiqeni videon më poshtë. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...