Mirlind Daku është njeriu i Superligës.
Sulmuesi i rrezikshëm ishte i jashtëzakonshëm në katër xhirot e para të sezonit të ri, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti gjilanas i ka prirë sulmit të Ballkanit, i cili prin në tabelën e Superligës me 10 pikë të grumbulluara.
Ish-sulmuesi i Llapit ka qenë sensacion deri tash duke i realizuar 8 gola në katër ndeshje të zhvilluara.
Daku kishte shënuar “hat-trick” në dy ndeshje, ndaj Besës dhe Feronikelit.
Ndaj Besës nuk arriti të shënonte, kurse kundër Llapit dje i realizoi edhe dy gola.
Daku, i cili e pati një eksperiencë të shkurtër edhe në Kroaci e në Shqipëri, nuk e ka ndërmend të ndalet.
“+3 gola për ekipin, +2 për mua. Të vazhdojmë kështu përpara”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale.
“Pa frikë, pa limite, pa arsyetime”, ka shtuar sulmuesi më në formë në Kosovë për momentin. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...