Rudina Hajdari: hapni listat ose bojkotojmë Kuvendin! - Gazeta Express
string(51) "rudina-hajdari-hapni-listat-ose-bojkotojme-kuvendin"

Rudina Hajdari: hapni listat ose bojkotojmë Kuvendin!

Gazeta Express

01/10/2020 14:44

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hjdari i kërkoi kolegëve të saj në opozitën parlamentare të bojkotojnë çdo seancë dhe çdo mbledhje derisa të shqyrtohet drafti i tyre.

Hajdari u shpreh e vendosur se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për lista të hapura. Draftin e PS, Hajdari e quajti hileqar që ka për qëllim të pengojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të drejtën e tyre.

Lexo Edhe:

“Reforma Zgjedhore ka rënë gjithmonë. Partitë përpiqen ta përdorin për të fuqizuar partitë e tyre dhe pushtetin e tyre. Është e trishtë sepse kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur të drejtën e tyre.

Drafti i PS është hileqar. I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Duhet të kemi një parlament që është më i përgjegjshëm dhe kushdo të jetë kryeministër do kemi mundësi të uli korrupsionin. Nuk ka asnjë cm pas dhe ftoj kolegët që të shqyrtohet propozimi jonë”, tha Hajdari.