Avokati i OVL’së së UÇK’së, Tomë Gashi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të shkohet në zyrat e EULEX’it në Fushë-Kosovë, bashkë me klientin e tij, ushtruesin e detyrës së OVL–UÇK’së, Faton Klinakun.
Sot gjatë ditës Tomë Gashi dhe Faton Klinaku, morën thirrje nga EULEX’i që të paraqiten në zyrat e tyre në Fushë-Kosovë.
“Në asnjë mënyrë nuk do të shkojmë me Faton Klinakun në zyrat e EULEX’it. Aty askush nuk thirret për mirë”, është shprehur Gashi.
Tutje, ai tha se tashmë është vërtetuar se Gjykata Speciale punon me Serbinë.
“Nuk është një koment i vecantë. Gjykata speciale është vertetuar se tashmë punon me Serbinë. Ne konsiderojmë se kjo gjykatë është anti-kombëtare dhe prek interesat e kombëtarëve rënd të shqiptarëve dhe pjesëtarët e UÇK’së”, ka thënë Gashi.
“Kjo gjykatë më shumë është e Serbisë se sa e Kosovës. Situata e sotme është përsëritje e filmave të mëhershëm”, shtoi Gashi.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...