S'ndalen përplasjet LDK-AAK, deputeti i Haradinajt kritikon kryeministrin Hoti - Gazeta Express
string(76) "sndalen-perplasjet-ldk-aak-deputeti-i-haradinajt-kritikon-kryeministrin-hoti"

S’ndalen përplasjet LDK-AAK, deputeti i Haradinajt kritikon kryeministrin Hoti

Gazeta Express

29/09/2020 17:26

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka kërkuar sqarime nga kryeministri Avdullah Hoti duke thënë se fermerët që protestuan sot para qeverisë janë gjobitur me nga 200 euro, raporton Gazeta Express.

Gazmend Syla në Facebook ka thënë se Hoti duhet të tregojë a është kryeministër edhe i këtyre fermerëve.

Lexo Edhe:

“Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës. z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur”, ka thënë deputeti i AAK’së./GazetaExpress/