Tahiri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të shpallet i pafajshëm
Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e bërë nga ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, me kërkesë zhbërjen e vendimit të gjykatës së Apelit, e cila e riktheu dosjen e tij edhe njëherë në pikën zero (në shkallën e parë për rishqyrtim, pasi atje u akuzua për shpërdorim detyre).
Dosja tashmë është regjistruar dhe relator i çështjes do të jetë gjyqtari Ilir Panda.
Tahiri kërkon pushimin e çështjes ndaj tij, e kësisoj dhe pafajësinë nga akuzat për trafik të drogës dhe shpërdorim të detyrës.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...