Disa ushtarë janë lënduar më lehtë sot në aksidentin rrugor ku është përmbytur një autobus në rrugën magjistrale Strumicë-Shtip. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, autobusi ka transportuar pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në suaza të transportit të organizuar në relacionin Strumicë-Radovish-Shtip-Petrovec.
“Në aksidentin rrugor i cili sipas informacioneve tona të MPB-së ka ndodhur në orën 6.47 tetë kilometra para Shtipit, janë transportuar 16 pjesëtarë të Armatës deri në vendet e tyre të punës në garnizonet e mësipërme, me ç’rast sipas njohurive të para te një pjesë e tyre ka lëndime më të lehta dhe për momentin të gjithë pjesëtarët janë dërguar në Spitalin në Shtip ku u bëhen kontrolle mjekësore me qëllim të konfirmimit të gjendjes së tyre shëndetësore”., bëri të ditur MM-ja.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik dhe MPB-s, ndërsa në terren ka dalë edhe ekipi i policisë ushtarake.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...