Talenti norvegjez udhëton drejt Milanos: Po i bashkohem një klubi të madh - Gazeta Express
string(72) "talenti-norvegjez-udheton-drejt-milanos-po-i-bashkohem-nje-klubi-te-madh"

Gazeta Express

29/09/2020 10:37

Talenti norvegjez udhëton drejt Milanos: Po i bashkohem një klubi të madh

Gazeta Express

29/09/2020 10:37

Jens Petter Hague ka udhëtuar drejt Milanos sot dhe e ka falënderuar Bodo/Glimt që i ka ndihmuar të arrijë marrëveshje me Milanin për ta realizuar ëndrrën.

Anësori norvegjez mahniti gjatë rundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës kundër Milanit dhe ra në sy saqë kuqezinjtë i siguruan shërbimet e tij sa çel e mbyll sytë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hague është rrugës për në Milano dhe shpreson se do ta veshë fanellën kuqezi brenda ditësh.

“Është një klub i madh qartazi”, tha Hague për televizionin norvegjez TV2.

“Ndiej se mund të zë vend në këtë ekip të Milanit”, shtoi ai.

20-vjeçari, i cili shënoi dhe asistoi në humbjen e skuadrës së vet kundër Milanit javën e kaluar, pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sapo të mbërrijë në Milano. /Gazeta Express/