Pas paralajmërimit për protestë, Hoti takohet me përpunuesit e qumështit - Gazeta Express
string(71) "pas-paralajmerimit-per-proteste-hoti-takohet-me-perpunuesit-e-qumeshtit"

Pas paralajmërimit për protestë, Hoti takohet me përpunuesit e qumështit

Gazeta Express

29/09/2020 10:35

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përpunuesit e qumështit.

Takimi ka qenë i mbyllur për media.

Lexo Edhe:

Përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot, për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri te objekti i Qeverisë.