Gonzalo Higuain e ka bërë një debutim për t’u harruar për Inter Miamin në MLS, duke e humbur penalltinë në disfatën e thellë 3:0 të skuadrës së David Beckham kundër Philadelphia Union.
Sulmuesi 32-vjeçar, i cili iu bashkua Miamit në fillim të këtij mauji pasi e shkëputi marrëveshjen me Juventusin, pati mundësi ta kthejë në lojë skuadrën e vet të re, por dështoi plotësisht nga pika e bardhë, transmeton Gazeta Express.
Goditja e tij në minutën e 77-të shkoi lart mbi portë dhe përfundoi në tribuna.
Sulmuesi argjentinas reagoi me mllef pasi mbrojtësi i Philadelphias Jakob Glesnes festoi përballë tij, duke e nxitur një kacafytje.
Inter Miami renditet në pozitën e 13-të në Konferencën Lindore në MLS, baras me pikë me vendin e fundit, DC United.
Philadelphia Union është në vendin e dytë, vetëm dy pikë prapa liderit Columbus Crew. /Gazeta Express/
Higuain horribly missed a penalty on his MLS debut ?
— Goal (@goal) September 28, 2020
But how's the celebrating in his face? ?pic.twitter.com/OgNll3940L
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...