LSDM DHE VMRO PËRPLASEN PËR KORRUPSIONIN - Gazeta Express
string(40) "lsdm-dhe-vmro-perplasen-per-korrupsionin"

LSDM DHE VMRO PËRPLASEN PËR KORRUPSIONIN

Gazeta Express

27/09/2020 16:50

Pushteti lavdërohet për përmirsimin e situatës sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa opozita konsideron se korrupsioni në vend po lulzon në të gjitha anët.

Mile Taleski, deputet i LSDM-së thotë se falë angazhimit dhe përkushtimit të fuqishëm të Qeevrisë së udhëhequr nga LSDM për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe mbizotërimit të së drejtës, Raporti i fundit i Trupit të Këshillit të Evropës i cili merret me monitoriminn e standardeve të antikorrupsionit-GREKO, vlerëson se ka përparim të vendit tonë në këtë drejtim.

Lexo Edhe:

Mile Taleski, deputet i LSDM-së

 “Ky është motiv shtesë për Qeverinë, për institucionet që të vazhdojnë luftën e  fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit. Që nga ditët e para të mandatit përmes shëmbjes së ndërtimit të paligjshëm tek ‘Mavrovësja’, përmes aksioneve shumë efikase dhe jo selektive të MPB-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM tregoi se po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disciplinës në të gjitha nivelet”.

Ndërkaq, VMRO opozitare akuzon se emri i dytë i LSDM-së është korrupsion. Ata thonë se në të gjitha aferat për korrupsion, ka të përfshirë funksionarë të LSDM-së.

VMRO- DPMNE

 “Në të gjitha aferat kriminele janë të përfshirë funksionarë të LSDM-së. Kjo Qeveri në vend që t’i dënojë funksionarët e saj për përfshirje në krim dhe korrupsion, ajo i shpërblen. Nuk ka zgjidhje ligjore në asnjë aferë kriminele siç është ‘Zhvatja’, ‘Daka’, ‘Shkallët spanjolle’, ‘Leonardo’, dhe shumë të tjera”.

Përndryshe, në Raportin e  fundit të Grekos, është konstatuar se Maqedonia e Veriut, ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe është vlerësuar me notë të “kënaqshme”./shenja