Prangoset njerku 39 vjeçar në Durrës, kreu marrëdhënie seksuale me 14 vjeçaren - Gazeta Express
string(77) "prangoset-njerku-39-vjecar-ne-durres-kreu-marredhenie-seksuale-me-14-vjecaren"

Prangoset njerku 39 vjeçar në Durrës, kreu marrëdhënie seksuale me 14 vjeçaren

Gazeta Express

26/09/2020 10:17

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Në pranga ra shtetasi me inicialet L.K., i cili sipas policisë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).