Zbardhet ngjarja në Elbasan/ Nga konflikti me gruan tek plagosja e dy personave, pse po qëllon ende ndaj Policisë 71-vjeçari - Gazeta Express
string(122) "zbardhet-ngjarja-ne-elbasan-nga-konflikti-me-gruan-tek-plagosja-e-dy-personave-pse-po-qellon-ende-ndaj-policise-71-vjecari"

Zbardhet ngjarja në Elbasan/ Nga konflikti me gruan tek plagosja e dy personave, pse po qëllon ende ndaj Policisë 71-vjeçari

Gazeta Express

24/09/2020 14:14

Zbardhet dinamika e ngjarjes që tronditi Elbasanin mesditën e sotme, ku një 71-vjeçar ka hapur zjarr ndaj Policisë dhe po vijon të qëllojë duke bërë rezistencë.

Lagjia 5 maj ne Elbasan

Policia bën me dije se Policinë e ka lajmëruar bashkëshortja e autorit, pas një konflikti në familje që ka pasur mes çiftit.

Lexo Edhe:

Lefter Zhidru, 71 vjeç, në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.