Istogasit i gjenden bimë narkotike, arrestohet - Gazeta Express
string(45) "istogasit-i-gjenden-bime-narkotike-arrestohet"

Istogasit i gjenden bimë narkotike, arrestohet

Gazeta Express

24/09/2020 11:00

Policia në Istog ka arrestuar një person i cili ka kultivuar bimë narkotike

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Sipas policisë, janë gjetur 23 bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kultivuar bimë narkotike, të llojit Kanabis Sativa. Rreth 23 bimë janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Express/